Politikë

Akuzat e Berishës ndaj Bashës, Alibeaj: Të pavërteta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 06/10/21 |
Opi Nion

Të pavërteta i ka cilësuar nënkryetari i PD Enkeljed Alibeaj akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Alibeaj nuk komentoi vendimin e disa deputetëve demokratë që në vend të Bashës kanë zgjedhur të përkrahin Berishën në betejën e tij për zhbërë përjashtimin nga partia, duke të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Duke folur për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj preku disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD dhe që duhen hetuar. Sipas tij është e rëndësishme që të bëhen ndryshimet në Kod Zgjedhor dhe një gjë tillë thotë ai, e rekomandon edhe raportit i  OSBE ODIHR.

Çdonjeri ka kokën e vetë mbi shpatulla, por një gjë duhet ta mendojnë të gjithë demokratët, një armik kanë demokratët dhe shqiptarët dhe ai quhet Edi Rama dhe regjim i tij. Akuzat e Berishës për Bashën nuk më shqetësojnë sepse nuk janë të vërteta. Ka njëlloj paragjykimi për komisionet hetimore. Ka një gjë që smund tja heqë askush opozitës e drejta dhe kompetenca që ka çdo anëtar  i komisionit. Një nga çështjet më të rëndësishme është ajo  e patronazhistëve. Ku ka lindur i biri i kujt është e bija e kujt është… për këtë gjë duhet ta dimë kush i mblodhi, si i mblodhi, a mos shkeli ligjin. Cila është ajo dorë që i mori e çoi te dera e PS për ti përdorur. Ca ditë më parë duhet të jeni në dijeni që kishin pushuar kallëzimin që kishim bërë ne, kjo është një arsye më e fortë pse duhet bërë komisioni. Si ndryshimet në Kod edhe hetimet për 25 prillin të dyja janë të rëndësishme. Për të bërë një reformë funksionale, do duhet bërë diagnostifikimi i plotë i simptomave të 25 prillit. Kërkesa për ndryshimet në Kod ka ardhur që prej raportit të OSBE.  Na u vodh vota në 25 prill. Një nga mjetet është edhe kjo për të sjellë sërish në linjë bazën ligjore. Kjo duhet bërë sipas rekomandimit të OSBE”, shtoi Alibeaj./ Opinion.al

Pas