-U tha në Opinion

Intervista e jetës/Sali Berisha sot në “Opinion”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:39 - 14/12/20 |
Semiljana Azizi

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ora 22:00. Në një intervistë të realizuar me gazetarin Blendi Fevziu pak ditë më parë, Berisha flet për ngjarjet e Dhjetorit, ndërsa sjell kujtime dhe momentet më aktive të atyre ditëve. Në një rrëfim, sa politik aq edhe personal  Berisha tregon lëvizjet që shënuan vendosjen e pluralizimit në Shqipëri.

Si filloi lëvizja studentore? Cilat qenë kërkesat e studentëve dhe përse Ramiz Alia e kërkoi Berishën në takim? Çfarë bisedoi Berisha me Ramiz Alinë në takimin që u bë në shtëpinë e këtij të fundit?

Janë këto disa nga pyetjet të cilave ish –kryeministri u jep përgjigje, ndërsa flet edhe për zhvillimet politike më pas dhe vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Partisë Demokartike pas 23 vitesh aktive në krye të saj.

Një interviste, jo thjesht politike, por të mbushur me detaje të jetës së tij në këto vite, Sali Berisha sot në “Opinion”!

 

Pas