Aktualitet

Inspektorët e ISHPM: Morëm mostra në bregdet, presim analizat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 07/11/15 |
root

Kryeinspektori i ISHMP-së Ergys Agasi, ka thënë për Shqiptarja.com se ndodhen në terren dhe se janë marrë kampionët në vijën bregdetare, për të përcaktuar më tej llojin dhe shkakun e ndotjes.
“Ne jemi vënë në dijeni nga banorët. Menjëherë me urdhër të minsitrit Koka është ngritur grup i përbashkët në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Durrësit. Inspektorët në terren po marrin mostra për të mësuar se nga vjen kjo ndotje. Kjo është një ngjarje e përsëritur, këtë problem e kemi pasur edhe në bregdetin e jugut. Duhet të zbulojmë çfarë është derdhur nga anijet, për të gjetur shkakun nga vjen.  Do të bëhet ndëshkimi si me masë administrative dhe me ndjekje penale në proces gjyqësor të subjektit që ka bërë shkeljen. Sipas ligjit, masa administrative që merret në këtë rast është me qindra miliona lekë. Por në fillim do të verifikojmë llojin e ndotjes dhe cili është shkaktari”, u shpreh kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Ergys Agasi.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas