Bota

Indonezi, 268 viktima nga tërmeti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:03 - 22/11/22 |
Opi Nion

Ka shkuar në 268 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Indonezinë mëngjesin e së hënës, duke i dhënë përmasa edhe më të mëdha kësaj tragjedie.

Sipas autoriteteve, një pjesë e madhe e viktimave janë fëmijë, të cilët ishin duke mësuar në shkolla në momentin që lëkundja sizmike u regjistrua në qytetin e Javës.

Mijëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që dëmet janë të pallogaritshme. Spitalet janë të tejmbushura ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.

Deri tani numërohen 22 mijë banesa të dëmtuara, ndërsa 58 mijë persona janë vendosur në vendstrehimet e ngritura nga autoritetet.

Tërmeti me magnitudë 5.6 Rihter goditi të hënën qytetin e Cianjur, duke shkaktuar mes të tjerash dhe rrëshqitje dherash.

Pas