Komente

Incidenti i Ramës me gazetarët një  DEJA-VU



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:39 - 29/04/16 |
b.f

Nga Akil Kraja

Dhunimin e fjalës së lirë të sotëm nga Kryeministri ndaj publicistëve dhe përfaqësuesëve të shoqërisë civile, e hasim prej muajsh si Këshilltarë Bashkiakë të kryeqytetit.
Transparenca e munguar e punimeve pranë parkut të liqenit, mungesa e dialogut, korrupsioni dhe shkeljet e ligjit aty, dhuna policore ndaj Deputetëve, Këshilltarëve Bashkiake si dhe shoqërisë civile, janë të gjitha një DEJA-VU të incidentit të sotëm…
Rama është një diktator, dhe si i tillë ai është po ashtu një megaloman. Veliaj, një kopje e keqe në miniaturë.
Projekti i ri i Stadiumit kombëtar është jo vetëm një dëshmi lemeritëse korrupsioni, por njëherazi një masakër gjenocidare ndaj qytetit pasi vetëm një megaloman mund të zhdukë gjithçka që e ka paraprirë, kërkon të shfarosë cdo trashëgimi të qytetit, kërkon të mbysë cdo diversitet, të ndërtojë nga e para cdo gjë mbi rrenojat qe ai vetë kërkon të krijojë.
Ashtu si në vizatimet dhe ekspozitat e tij, modernizmi për Ramën nënkupton thyerje të rregullave, zëvendësim të konkretes me abstrakten, e gjitha në mënyre që kaosi rastësor te prijë mbi rregullin e planifikuar.
Por një qytet nuk është një fletë 1 dimensionale. Qyteti ka nevoje për rregull e për planifikim.
Një qytet ndërtohet mbi trashëgiminë dhe shtresëzimin e autorëve, arkitektëve, ndërtueseve dhe banoreve te tij.
Një qytet nuk mund të jetë kurrsesi vepra e një autori të vetëm.
Por është pikërisht kjo qe kërkon Edi Rama.
Dhe pse nuk është më Kryebashkiak, ai kërkon të marrë përsipër autorësinë e historikut të kryeqytetit të Tiranes duke zhbëre gjithçka dhe i vene autorësinë e tij gjithçkaje.
Dhe e gjithë kjo tablo moderniste, e përzier me nota populizmi (një stadium per kombëtaren), kompleksimi (një gjoja-arkitekti i huaj garanton cilësinë) dhe sigurisht korrupsioni (një stadium me kullë ne krah ndërtuar me PPP…).
Rama kryetar Bashkie ka dhëne mbi 1.000 leje ndërtimi duke e shkatërruar tërësisht qytetin, duke i hequr çdo lulishte, duke zhbere çdo aks, duke ngrënë çdo trotuar, duke betonizuar çdo qoshe të qytetit.
Nje masakër betoni, gjenocidare, që sot e vuajmë në trafikun e renduar, në mungesën e hapësirave shplodhëse, me ndotjen dhe intensitetin e lartë të ngjashëm vetëm me një bidon-ville betoni…
Sot, Tirana është një bidon-ville betoni në dorë të një ish-kryebashkiaku megaloman…

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas