Aktualitet

Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:10 - 12/09/22 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka zgjedhur Ilir Toskën anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, Toska është zgjedhur në këtë detyrë me 13 vota. Për këtë post, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ishin propozuar edhe dy kandidatura të tjera, Manjola Xhaxho dhe Holta Zacaj.

“Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, te ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 12 shtator 2022, ora 10.00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.’- njofton Gjykata e Lartë.

Pas