Aktualitet

Tabaku:Regjistrimet në shkolla 3 herë më të ulëta se viti i kaluar,ja çfarë tregojnë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 12/09/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa iu ka uruar suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që sot nisin vitin e ri shkollor ka theksuar se regjistrimet këtë vit janë tre herë më të ulëta se ato të një viti më parë.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Tabaku thotë këto shifra janë tregues i rënies demografike dhe shpopullimit të vendit.

“Suksese të gjithë fëmijëve dhe të rinjve që kanë nisur sot vitin shkollor.

Fatkeqësisht regjistrimet këtë vit shkollor janë thuajse 3 herë më të ulëta se sa një vit më parë duke qenë një tjetër tregues i rënies demografike dhe shkretimit të vendit.

Prej vitesh politikat e qeverisë nuk janë fokusuar në këtë betejë për të ndaluar hemoragjinë e largimit të shqiptarëve.

Na duhet punë dhe përkushtim për t’i rikthyer shqiptarët në vendin e tyre, dy cilësi që kjo qeveri dhe mazhorancë nuk i zotëron edhe pse uron përvit prej 8 vitesh vitin e ri shkollor me suksese që patjetër janë imagjinare dhe propagandë për sa kohë numri i nxënësve bie”, shkruan Tabaku./Opinion.al

 

Pas