Kronikë

I moshuari transportohet në spital me plagë arme zjarri, çfarë dyshohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 02/09/20 |
Al Do

Një i moshuar, është transportuar në spital i palgosur me armë zjarri.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë ka qëlluar veten me armë gjahu në banesën e tij.

Ende nuk dihet nëse plagosja ka qenë aksidentale apo 78-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen.

Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas