Kryesore

I mbijetuari i aksidentit:Diçka shpërtheu,pashë të lënduarit e të vdekurit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 25/07/21 |
Opi Nion

Një nga të mbijetuarit në aksidentin e autobusit me shtetas të Kosovës, ka treguar për mediat kroate momentet e rënda që shoqëruan ngjarjen. Romeo Gashi ka thënë për Radio Televizionin Kroat (HRT) se pas aksidentit ka parë gjithçka, njerëz të vdekur e të lënduar.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës. Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për HTV.

Përmes një deklarate policia kroate ka dhënë detajet e aksidentit që u mori jetën 10 personave mes të cilëve edhe një prej shoferëve dhe ku mbetën të plagosur më shumë se 40 të tjerë.

Në deklaratën e Policisë thuhet se autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada. Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër qytetit Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Mendohet se shoferin që drejtonte mjetin e ka zënë gjumi në momentin që ndodhi ngjarje. Mediat kroate thonë se shoferët e autobusit nga Kosova kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër, i cili tashmë është ndaluar nga policia./Opinnion.al

Pas