Kronikë

Golem/Rrezikuan mbytjen, shpëtohen dy vajza të moshës 10 dhe 17 vjeçe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 25/07/21 |
Opi Nion

Dy vajza të moshës 10 dhe 17 vjeçe janë rrezikuar të mbyten gjatë ditës së dielë në plazhin e Golemit. Fatmirësisht ndërhyrja e policisë, pushuesve të tjera dhe stafit të bluzave të bardha, ka arritur t’u shpëtojë jetën. “Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan. Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve”, njofton policia ndërsa bën thirrje të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e saj të telefonojnë në numrin 112./Opinion.al

Pas