Bota

Putin: Flota ruse e aftë të godasë çdo shenjë të armikut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:55 - 25/07/21 |
Opi Nion

“Jemi në gjendje të pikasim çdo mjet nënujor, detar dhe ajror të armiqve dhe, nëse duhet, të ndërmarrim sulme të pashmangshme kundër tyre”. Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin  gjatë një parade të Marinës në Shën Petërburg.

Sipas tij Rusia ka fituar pozicion mes fuqive më të mëdha detare të botës duke zhvilluar një forcë detare efektive në distanca të largëta dhe të afërta me armë të teknologjisë dhe precizionit të lartë, të cilat nuk kanë ekuivalente në botë dhe se do të vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Pavarësisht tennsioneve të vazhdueshme me perëndimin, Putin nuk ndalet me ekspozimin e armëve të reja dhe kapaciteteve të ushtrisë ruse./Opinion.al

Pas