Kronikë

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu në Elbasan


               Publikuar në : 09:26 - 18/09/19 |
Opi Nion

Ka përfunduar në pranga Denis Himçi, pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i cili u shoqërua nga policia pas publikimit të videos nga emisioni “STOP”, ku ai i kërkonte favore seksuale studentes në këmbim të marrjes së provimeve ku ajo ishte mbetëse.

Mbi Himçin rëndojnë akuzat“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videon e publikuar pedagogu Himci shfaqet me një makinë tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu./ Opinion.al E.Xh.

Pas