Kronikë

I dënuar me burg në Itali, 45-vjeçari arrestohet në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 21/05/21 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Mësohet se në pranga ka rënë 45-vjeçari Sokol Tatani (Isteri), i dënuar me burg nga drejtësia italiane për “Trafikimi i narkotikëve”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. 45-vjeçari do të ekstradohet në Itali ku do të vuaj dënimin prej 9 vitesh burg./Opinion.al

Pas