Aktualitet

Kuçovë/ Banorët në protestë për ujin e burimit, përleshje me policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 21/05/21 |
Opi Nion

Banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi nuk janë dakord me projektin e ujit të pijshëm.

Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët e zonës dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.

Gjatë protestës banorët kanë bërë thirrje që të mos ua marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë.

Ndërkohë raportohet se banorët kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka patur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe është nisur për në spital.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigjeje për situatën./Opinion.al

Pas