Kronikë

I arrestuar për trafik droge, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Tahirit  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 07/05/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njoftoi sot ekstradimin në vendin tonë nga Gjermania, të 47-vjeçarit Hekuran Marku.

“Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët gjermanë, u bë e mundur kapja në Gjermani dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit H. M., 47 vjeç.

Shtetasi H. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana”, thuhet në njoftim.

Për Markun, që sikurse bëhet me dije ka qenë edhe truproja i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka një masë sigurie me burg për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të operacionit “Shpirti”, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas