Aktualitet

Rama: SPAK e ka derën hapur për mua dhe për PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 07/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me punën e SPAK dhe i është përgjigjur qëndrimeve të opozitës që shoqëruan deklaratat e tij gjatë ditës së sotme.

Ndër të tjera ai shprehet se për të dhe PS, SPAK e ka derën të hapur, por nuk do të heshtë duke kërkuar që ky institucion të mos godasë njëanshmërisht.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, shprehet Rama./Opinion.al

 

Pas