Bota

Humbi 22 familjarë në Gaza,i mbijetuari:Armëpushimi s’ma kthen familjen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 21/05/21 |
Opi Nion

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit shënoi rreth 200 viktima mes tyre edhe fëmije e të rinjë.

Sëfundmi në rrjet është shpërndarë video e një prej të mbijetuarëve, i cili tregon se ka humbur 22 anëtarë të familjes së tij gjatë kësaj përplasje.

Sipas këtij personi mes anëtareve të vrarë raportohet se ka qenë një foshnjë 6 muajsh, një djalë tre vjeç dhe një tjetër 6 vjeç. Ndërkohë mes viktimave të tjerë mosha vijon nga tetë deri 90 vjeç.

“Taher ishte 23 vjeç dhe sapo ishte diplomuar në inxhinieri,” tha ai, duke rrëfyer historinë personale të vetëm njërës prej viktimave.

Ndërkohë kujtojmë se tashmë mes palëve është arritur një marrëveshjes për armëpushim vetëm një ditë më pare.

Për arritjen e kësaj marrëveshje, ai u shpreh se marrëveshja për armëpushim diçka e mirë, por kjo gjë nuk mund të kthejnë jetët e humbura.

“Sigurisht, armëpushimi është i mirëpritur, por armëpushimi nuk do të kthejë familjen time,” i tha El-Qoulaq Fox 5.

Luftimet shpërthyen në 10 maj kur protestuesit palestinezë dhe policia izraelite u përleshën në  Jeruzalem, duke përfshirë këtu edhe në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa./Opinion.al

Pas