Kronikë

Humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohet drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 09/08/22 |
Opi Nion

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metarlugji. Sipas policisë shtetasi D.Z.,40 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe tre fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë të specializuar mjekësore.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës 16:30, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji , shtetasi D.Z., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 fëmijët e tij të mitur, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia. /Opinion.al

Pas