Aktualitet

Publikohet data, kur do të nisë Viti Akademik 2022-2023



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:29 - 09/08/22 |
Opi Nion

Viti i ri Akademik, për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor 2022. Universiteti i Tiranës ka bërë të ditur lajmin dhe ka publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, urdhërin e ministres së arsimit Evis Kushi.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.

Pas