Aktualitet

Rama zëvendëson një tjetër emër në ekipin e negociatorëve me BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 09/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama ka bërë ndryshime të tjera në ekipin e negociatorëve me Bashkimin Europian. Pas shkarkimit të kryenegociatorit Zef Mazi, dhe emërimit në vendin e tij të Majlinda Dhukës, së fundmi kreu i qeverisë vendosi që ish-kreu i Komisionit të Zgjedhjeve Denar Biba, të emërohet në ekipin e negociatorëve në vend të Juliana Latifit. Kjo e fundit ishte negociatore për kapitullin 5. Vendimi i qeverisë u mor më 25 korrik, por ditën e sotme ky vendim u botua në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i plotë

VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.

  1. b) Në kreun II bëhen këto ndryshime:
    Në fjalinë e parë, të pikës 1, hiqen fjalët “… barazohet me ministrin e shtetit dhe,”;
    ii. Në fjalinë e dytë, të shkronjës “k”, të pikës 1, hiqen fjalët“… përmes ministrit përgjegjës për Evropën dhe punët e jashtme …”;
    iii. Pika 3 shfuqizohet.
    c) Në kreun V bëhen këto ndryshime:
    i. Pika 5 shfuqizohet;
    ii. Në pikën 7 hiqen fjalët “… Kryenegociatori dhe …”.
    2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    KRYEMINISTËR Edi Rama

Pas