InstaBIZ

Humb betejën me kancerin muzikanti i njohur


               Publikuar në : 13:19 - 14/09/19 |
xhu lia

Është shuar në moshën 70-vjeçare këngëtari i njohur i viteve ‘80 Eddie Money pasi humbi betejën me sëmundjen e kancerit.

Faktin që vuante nga kanceri i ezofagut, Money e zbuloi gjatë muajit të kaluar përmes një video.

Suksesin me produksionet e tij muzikore ai e ka arritur në vitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise” dhe “Take Me Home Tonight”.

Ai publikoi 11 albume dhe shiti afro 30 milionë regjistrime në karrierën e tij prej 4 dekadash./Opinion.al/

Pas