Kryesore

Bardhi: Denoncimet i verifikojmë, nuk do presim pafundësisht prokurorinë


               Publikuar në : 14:05 - 14/09/19 |
el ida

Pyetjes nëse denoncimi për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës se ka qenë i dënuar ishte një blof nga ana e PD, pasi Mark Babani ka mohuar akuzat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjigj duke thënë se para denoncimeve çdo akuzë vërtetohet dhe për të sigurohet i gjithë informacioni.

Në një mbledhje me strukturat vendore të PD-së në Shkodër, Bardhi shtoi se nuk është detyrë e PD të provojë të kaluarën kriminale të funksionarit publik, por detyrë e prokurorisë. Bardhi shtoi se ne jemi prokuroria ta bëjë këtë detyrë, por nuk do të presim pafundësisht.

Bardhi, tha se në betejën për dekriminalizimin janë larguar deri sot mbi 300 funksionarë publik.

“Ne nuk e kemi nisur nga Shkodra betejën tonë për largimin e personave me rekorde kriminale nga funksionet publike. Është një betejë e gjatë e Partisë Demokratike e kurorëzuar me miratimin, me kërkesën tonë, të ligjit për Dekriminalizimin në vitin 2015. Janë larguar deri më sot mbi 300 funksionarë publik të emëruar çuditërisht nga një krah, që është qeveria. Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë vetëm tre rastet e fundit të zbuluara. Më lejoni tu kujtoj që i pyetur po nga ju, nëse unë nuk gaboj, edhe Valdrin Pjetri e mohoi fillimisht dënimin e tij për trafik droge në Itali, por më pas u detyrua ta pranojë. Ajo që unë garantoj opinionin publik është që Partia Demokratike në momentin që bën një denoncim publik ka arritur të verifikojë dhe të sigurojë të gjithë informacionin e nevojshëm që vërteton akuzën apo denoncimin që bën. Sigurisht nuk është detyrë e PD të provojë të kaluarën kriminale të funksionarit publik, kjo është detyrë e prokurorisë. Prandaj ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer një proces ligjor. Ne jemi duke pritur që ata ta bëjnë, por ne nuk do të presim pafundësisht”, deklaroi Bardhi./Opinion.al

Pas