Bota

Me vlerë një milion paund, vidhet tualeti prej ari


               Publikuar në : 14:47 - 14/09/19 |
el ida

Një vepër e artit me një vlerë 1 milionë paund, e instaluar në shtëpinë ku dikur jetonte Winston Churchill, është vjedhur.

I instaluar 18 vite më parë, tualeti është një vepër arti e ashtuquajtur “Amerika” dhe është realizuar nga artisti konceptual italian, Maurizio Cattelan.

Policia njoftoi se mendohet se të paktën dy automjete janë përdorur për të kryer aktin e vjedhjes dhe kanë arrestuar një 66-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen, ndërsa inspektori i kësaj çështje, Jess Milne tha se:

“ Vepra e artit e cila është vjedhur është një tualet me vlerë të lartë monetare, e përbërë nga floriri, dhe ishte pjesë e ekspozitës në Pallatin e Blenheimit”./Opinion.al

 

Pas