InstaBIZ

Jennifer Lopez shpërthen në lot pas kritikave për filmin e ri


               Publikuar në : 15:45 - 14/09/19 |
xhu lia

Filmi më i ri i këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez duket se po rezulton mjaft i sukseshëm. Në një dokumentar rreth 17-minuta, J.LO shfaqet në lot pas kritikave pozitive dhe duartrokitjeve që ka marrë për “Hustlers”.

Diva 50-vjeçare nuk i mbajti dot lotët kur producentja dhe mikesha e saj Elaine Goldsmith-Thomas, me të cilin ka punuar që nga viti 1998, lexoi titujt e kritikave  në FaceTime.

Në këtë film ajo luan rolin e striptistes Ramona, rol për të cilin është shprehur që ka qenë shumë i vështirë.

Deri më tani “Hustlers” ka fituar 2.5 milionë dollarë në shfaqjet e së enjtes në Amerikën e Veriut dhe parashikohet të fitojë midis 20-26 milionë dollarë./Opinion.al/

Pas