Kryesore

Horoskopi/ Mësoni cilat do të jenë shenjat me fat për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 14/10/18 |
b.f

Dashi

Ulja e intensitetit të punës mbasdite do t’jua sjellë humorin që ju mungonte në mëngjes. Sot do të ndiheni optimist dhe plot besim për të ardhmen.

Demi

Yjet në shenjë sot do t’ju dhurojnë aftësi intuite vërtet fantastike, përfitoni; kështu do të arrini të largoni të gjitha tensionet që ju shoqëronin prej kohësh. Kini më shumë besim në intuitën tuaj sesa në arsyen.

Binjakët

Jini të vëmendshëm! Mos u besoni shumë fjalëve që mund t’ju thuhen sot. Dyshoni në ato që ju thonë, mendohuni mirë, pastaj flisni. Në të kundërt do të rriskoni t’ju vënë në lojë.

Gaforrja

Kujdes! Një ngjarje jo e këndshme në familje do t’ju bëjë të ndiheni tepër nervozë. Bëni një xhiro në ajër të pastër, do t’ju bëjë shumë mirë si gjendjes fizike ashtu dhe asaj mendore.

Luani

Duhet të bindeni se ndonjëherë jeni ju që i shihni gjërat zi, edhe kur nuk janë. Sot do të ndjeni nevojën për t’u dëgjuar nga njerëzit që ju rrinë pranë.

Virgjëresha

Mundohuni të përqendroheni më shumë në punën tuaj. Hëna në shenjë sot, do t’ju sjellë ndonjë shqetësim të vogël. Në vend që të dilni, në mbrëmje bëni mirë të vini në rregull ambientin ku jetoni.

Peshorja

Mundohuni të hiqni nga mendja mendimet nostalgjike, ato po ua bëjnë jetën të komplikuar. Pakënaqësia do të mbretërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Nëse jetoni larg prindërve, bëni një telefonatë në mbrëmje, do t’ju bëhet shumë qejfi.

Akrepi

Energjia fizike, emotive dhe sensuale nuk do të jenë në harmoni sot. Bëni kurajo, sepse e nesërmja do të shkojë më mirë. Nëse merreni me biznes, sot do të jetë një ditë paksa stresuese, sepse jo çdo gjë do të shkojë mirë.

Shigjetari

Mos refuzoni një ftesë që do t’ju prezantohet në mbrëmje. Shoqëria e partnerit do të jetë shumë e këndshme sot. Nuk do të pendoheni sepse do të mund të argëtoheni.

Bricjapi

Zgjidhni objektivin tuaj dhe veproni: do të qëlloni në shenjë! Gjithçka r mirë për sa i përket studimeve. Në mbrëmje, miqtë do të arrijnë t’ju bindin të dilni për darkë. Mos u tregoni të ndrojtur nëse doni vërtet të argëtoheni.

Ujori

Mundohuni të qetësoheni, të paktën sot, po afron një periudhë shumë e lodhshme dhe stresuese  për ju. Mundohuni të dëgjoni të gjithë ata që ju rrinë pranë, nuk mund t’i kushtoni vëmendje vetëm punës.

Peshqit

Sot dilni të blini ndonjë dhuratë për personin që dashuroni. Zgjidhni me kujdes, mos e blini vetëm se ju pëlqen juve; por çka pëlqen edhe ai/ajo. Energjia fizike sot, do të kompensojë të gjithë sferat e tjera.

Pas