Bota

Holanda pezullon vaksinën AstraZeneca për të gjithë grupmoshat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 03/04/21 |
Opi Nion

Një tjetër barrierë në Evropë për vaksinën kundër Covid-19, prodhuar nga kompania anglo-suedeze AstraZeneca. Holanda në fakt ka vendosur të pezullojë kryerjen e kësaj vaksine në të gjithë popullatën, pas raportimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut të dyshuara se vinin nga kjo vaksinë, shkruan ANSA. Më herët vendi e kishte raportuar ndalimin e vaksinës së AstraZeneca për personat mbi 60 vjeç, ndërkohë që të premten, Gjermania ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën 60 vjeç.

Britania raportoi 30 raste të mpiksjes së gjakut dhe 7 humbje jete si pasojë e tyre, në 18 milionë doza të kryera./Opinion.al

Pas