Te Fundit

Hetimi i CEZ nuk futet sërish në punimet e Kuvendit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 15/10/15 |
b.f

TIRANË- Konferenca e kryetarëve ka votuar kundër për të dytën herë rradhazi për futjen në programin e punimeve të parlamentit të këkresës së opozitës për hetim ndërkombëtar për cështjen e CEZ-it.
Kërksa e opozitës vjen dy ditë pasi demokratët iu drejtuan me një shkresë kuvendit ku I këkruan futjen në kalendarin 3 javor të punimeve për këtë cështje.
Gjatë seancës plenare opozita ripërsëriti kërkesën e saj dhe e ftoi mazhorancën të mos fshihet pas procedurave.
Në kundërpërgjigije kreu I grupit kuvedor të Partisë Socialsite Gramoz Ruçi tha se, kërkesa e opozitës do të futet në program në datën 5 nëntor dhe më pas do jetë pjesë e kalendarit tre javor të punimeve të kuvendit.
Palët u përfshinë në debat edhe për kallëzimin e bërë një ditë më parë nga Kontrolli I lartë I Shtetit ndaj Ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri.
Sipas Rucit kërkesa e opozitës u ezaurua nga kreu I KLSH-së, I cili tashmë e ka kaluar cështjen për hetim organit të prokurorisë.
Ai i ftoi demokratët të ndryshojë objektin e hetimit ndërkombëtar për cështjen e CEZ-it, ndërsa opozita I kujtoi se është e gatshme që të përfshijë në hetimin ndërkombëtar të gjitha cështjet që këkron mazhoranca.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas