Te Fundit

Vetëvendosje sërish gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 15/10/15 |
b.f

PRISHTINË- Pavarësisht masave të sigurisë dhe kontrolleve në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, sërish në sallën e tij u lëshua gazlotësjellës, ashtu sic ishte paralajmëruar nga deputetet e e opozitës.

Ata kërkojnë anullimin e Marrëveshjes me Serbinë, për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe, e njohur ndryshe si “Zajednica” dhe “demarkacionin me Malin e Zi”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli anulloi seancën, dhe zhvilloi një mbledhje urgjente të Kryesisë.
Kosovapress raporton se autorët e hedhjes së gazitlotësjellës janë Donika Kadaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Faton Topalli I Lëvizjes Vetëvendosje. Glauk Konjufca, kreu I grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se “gazilotësjellës ishte futur në sallën e Kuvendit me ndihmën e policisë dhe sasia ishte e mjaftueshme për të mos lejuar zhvillimin e seancës kuvendore”.
Ambasada amerikanë në Prishtinë u ka bërë thirrje shtetasve dhe punonjësve të saj, të mos përshkojnë sheshin “Nënë Tereza”, ku do të zhvillohet një protestë e cila- sipas selise të diplomacisë amerikane- nuk do të ketë siguri.
Tensionet në Kosovë janë shtuar fill pas firmosjes së paktit–të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian- mes autoriteteve kosovare dhe atyre serbe më 25 gusht në Bruksel. Për një muaj e gjysëm nuk kanë munguar përplasjet mes mes aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe policisë jashtë godinës së Kuvendit të Kosovës.

Sot Kuvendi u rrethua nga Policia. Pushteti mendoi që përmes rrethimit policor do ta shtypë opozitën. Opozita është e vendosur. Nuk ka kompromis me shtetin dhe territorin e Kosovës.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, 15 October 2015

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas