Kronikë

Hajdutët vjedhin kompaninë në Tiranë/Arrestohet roja, nuk njoftoi policinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 11/04/21 |
Opi Nion

Roja e një kompanie private në Tiranë është arrestuar nga policia. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet A.B, 59 vjeç, pasi gjatë natës, në objektin ku ai po ruante është grabitur një sasi parash. Por roja ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka njoftuar autoritetet për këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Opinion.al

Pas