Aktualitet

Basha-Ramës:Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë, qep gojën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:25 - 11/04/21 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral ditën e sotme ftoi sërish kryeministrin Edi Rama për një përballje në debat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Në fjalën e tij Basha tha se Rama ka frikë që të përballet. Sipas tij ai bëhet trim ne ekran dhe shan e përbalt opzitën, por qep gojën kur vjen puna te debati.

“Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo, sigurisht preferencë ka opozitën, por nuk ja kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash cfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen” tha Basha./Opinion.al

Pas