Aktualitet

Grupimi për PD shpall dy kandidatët rivalë të Bashës për kreun e partisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 20/05/21 |
Opi Nion

Grupimi “Për PD” i krijuar pas humbjes të zgjedhjeve të 25 prillit nga Partia Demokratike, do të shpallë emrat e dy kandidatëve për zgjedhjet për postin e kryetarit të selisë blu.

Burime për Opinion.al raportojnë se emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.

Ndërkohë bëhet me dije se komunikimi i kandidatëve do të shtyhet për nesër për shkak të konferencës për media që pritet të mbajë sot në orën 18:00 ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga DASH.

Deri me 22 maj, kandidatët për kryetar të PD duhet të paraqesin dokumentacionin në Sekretariatin e Komisionit Zgjedhor të partisë. Ndërkohë që më herët Komisioni Zgjedhor i PD ka publikuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që janë: kohëzgjatja e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj, kontributi në fushata elektorale,  kontributi profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në, aktivizimit në jetën politike e publike të vendit,  mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së, si dhe  reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Sikurse është bërë me dije zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”.

Grupi për PD është krijuar si fraksion kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit./Opinion.al

Pas