Aktualitet

Dënohet me dy vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 20/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Bëhet me dije se për 5 vite, Llalla nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, teksa gjykata ka konfiskuar edhe të gjitha pasuritë e tij.

Në përfundim të procesit dhe daljes së Adriatik Llallës nga seanca, ky i fundit sëbashku me avokatin e tij nuk kanë bërë asnjë koment për gazetarët.

Ndërkohë zhvillimit të seancës në gjykatë ka patur edhe prezencë të ambasadës amerikane.

Kujtojmë se procesi ndaj ish-prokurorit të përgjithshëm Llalla u rihap nga e para në seancën e 16 Prillit. Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.

Adriatik Llalla u hetua edhe për pastrimin e parave, por si përfundim ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Ai është i pari zyrtar i lartë kundrejtë të cilit drejtësia ka marrë një vendim të tillë, teksa vetë ish-kryeprokurori dhe familja e tij më herët janë shpallur non-grata nga SHBA. /Opinion.al

Pas