Rajoni

Gruaja shqiptare qëllon me armë zjarri grekun, dëshmitar edhe fëmija 13 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:10 - 11/11/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, ku një grua shqiptare ka qëlluar me armë zjarri një okulist grek.

Ngjarja ka ndodhur në Chalandri, mesditën e të enjtes, në sy të fëmijës së tyre, 13 vjeç. Policia ka bërë të mundur arrestimin e gruas shqiptare, ndërsa mjeku është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Sipas raportimeve, shqiptarja dhe okulisti kishin një fëmijë 13 vjeç, i cili ishte marrë në kujdestari nga greku.

Autorja dhe i plagosuri kishin pasur një lidhje jashtëmartesore, nga e cila kishin edhe djalin. Ndërsa okulisti kishte marrë kujdestarinë e 13-vjeçarit dhe e rriste fëmijën me gruan e tij angleze.

Fqinjët kanë treguar se gruaja shqiptare e shqetësonte gjithmonë burrin grek dhe shkak dyshohet se ishte bërë fakti se ky i fundit nuk e lejonte të takohej me fëmijën./Opinion.al

Pas