Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

AMF miraton platformën BKT Smart Invest, aplikacioni për investime ndërkombëtare

2021/11/11 at 4:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
AMF miraton platformën BKT Smart Invest, aplikacioni për investime ndërkombëtare

 BKT Smart Invest, Aplikacioni për Investime Ndërkombëtare ka marrë miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Smart Invest është platforma e parë bankare në Shqipëri, që u lejon klientëve tanë të investojnë në një gamë të gjerë produktesh financiare investuese nga e gjithë bota. Kjo platformë tashmë është në dispozicion të të gjithë klientëve të BKT nëpërmjet Degës Internet dhe BKT Smart.


Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT, Z. Seyhan Pencablıgil ka deklaruar se “është një revolucion për Tregun e Financave Shqiptare”.

“Ashtu si udhëtimi pa viza në Shengen, tashmë edhe investimi nuk ka më kufij. Deri më tani, alternativat e investimeve ishin mjaft të kufizuara për Shqipërinë; depozitat me afat ose obligacionet qeveritare kanë qenë alternativa kryesore të investimeve financiare. Investime në të bërit biznes ose investime në pasuri të paluajtshme kanë qenë mundësi të tjera afatgjata. Tashmë, ka mijëra alternativa të sigurta të investimeve pa kufij. Klientët tanë mund të investojnë në aksione nga SH.B.A. dhe Europa të kompanive të mirënjohura në botë si Apple, Coca Cola, Daimler (Mercedes); të blejnë / shesin të mira materiale si nafta e papërpunuar, bakri, gruri; të hapin një pozicion në metalet e çmuara si ari, argjendi dhe platini”.

“Sidoqoftë, ne u sugjerojmë fuqishëm klientëve tanë të provojnë llogaritë e para demostrative që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë produktet dhe të shmangin risqet e panevojshme. Unë besoj se platforma jonë revolucionare e investimeve do të zhvillojë njohuritë financiare në Shqipëri dhe klientët do të mësojnë më shumë rreth tendencave financiare globale dhe ekonomisë botërore. Produkti ynë do të kontribuojë në rritjen e profilit të investitorit dhe kulturës së investimit në Shqipëri.”

Drejtori Ekzekutiv i AMF, Z. Ervin Mete njoftoi se “AMF është angazhuar në përafrimin e kuadrit ligjor e rregullator me legjislacionin e BE-së, gjë që ka krijuar edhe mundësi të reja të ndërlidhjes me tregjet financiare ndërkombëtare”.

“Ligjet e reja kanë rritur standardet dhe kërkesat për transparencë dhe përshtatshmëri, si elementë thelbësorë të nxitjes së besimit dhe pjesëmarrjes së investitorëve në tregjet e kapitalit. Kjo është platforma e parë e shërbimeve të investimeve online, që i jep akses të drejtpërdrejtë investitorëve shqiptarë, duke i ofruar mundësinë e investimit në aksione të kompanive ndërkombëtare dhe në një sërë instrumentesh të tjera Financiare”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së.

Çfarë është BKT SMART Invest?

BKT Smart Invest është një platformë në internet (e disponueshme në kompjuter nëpërmjet Degës Internet dhe celular nëpërmjet BKT Smart) që lejon klientët e BKT të bëjnë investime ndërkombëtare pa kufij. Klientët mund të zgjedhin midis alternativave të ndryshme të produkteve financiare dhe ata mund të përdorin levën financiare në varësi të instrumentit financiar.

  • Është e mundur investimi në aksione në kompani ndërkombëtare në shtete të ndryshme si Apple, Alphabet (Google), Volkswagen, Alibaba, Shell, Pfizer Biontech etj. Mund të tregtohen edhe derivatet (CFD- Kontratat për Diferencë). Kjo i lejon investitorët profesionistë të marrin pozicion më të gjerë se shuma fillestare e investimeve kapitale.
  • Mjetet e investimit në indekset e aksioneve nga “Nasdaq” në “Hong Kong 50” janë në dispozicion.
  • Mund të tregtohet çdo e mirë materiale duke filluar nga energjia dhe duke përfshirë naftën e papërpunuar Brent dhe WTI, metalet e çmuara duke përfshirë arin, argjendin, platinin etj., mallrat bujqësorë duke përfshirë grurë, misër, kafe, sheqer, pambuk etj., metale përfshirë bakrin, çelikun e mbështjellë me nxehtësi etj,. Madje, mund të tregtohen edhe kontratat mbi kuotat e emetimeve të karbonit. Tregtia e të mirave materiale mund të ndihmojë klientët tanë të mbrohen nga rreziqet e shkaktuara nga luhatjet ekstreme të çmimeve.
  • Fondet e ndërsjellta nga vende të ndryshme dhe përbërje të ndryshme mund të blihen dhe shiten përmes Platformës BKT Smart Invest.
  • ETF (Fondet e Tregtuara në Bursë), të cilat në një farë mënyre janë shporta e shumë letrave me vlerë mund të tregtohen në bursa.
  • Tregu i Këmbimeve Valutore me levë financiare, u ofron mundësinë për këmbime midis valutave të huaj përgjatë 24 orëve.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen tonë www.bkt.com.al/investo/smartinvest-al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: BKTsmart invest


Ju sugjerojmë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Para
Fjalimin e nisi në shqip/ Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Fjalimin e nisi në shqip/ Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Igli Hasani

Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Igli Hasani

Izrael/ Udhëheqësit u izoluan në bunker gjatë “stërvitjes” për mbrojtje nga COVID

Izrael/ Udhëheqësit u izoluan në bunker gjatë "stërvitjes" për mbrojtje nga COVID
















TE FUNDIT

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}