Life Style

Gruaja rrëzohet nga dritarja e makinës në ecje, bënte video për Snapchat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:48 - 20/09/20 |
Opi Nion

Një grua ka rënë nga dritarja e makinës në ecje duke përfunduar në një autostradë të ngarkaur me fluks lëvizjeje, ndërsa ishte duke u varur nga dritarja e pasagjerit për të regjistruar një video në Snapchat. Ngjarja ka ndodhur në Londër, në autostradën M25, thotë policia në tuiter, pa dhënë emrin e gruas.

“Vetëm fati e ka ndihmuar që të mos dëmtohet rëndë apo të mos vdesë”, thotë policia, duke postuar një fotot të dritares së pasagjerit, me hashtagun: #noëords (pa fjalë).

Në të gjithë botën mes viteve 2011-2017 kanë humbur jetën 259 persona duke kryer selfie, sipas një studimi të publikuar në “Journal of Family Medicine and Primary Care”. Studiuesit kanë vërejtur se shumica e selfie-ve vdekjeprurëse kanë ndodhur në Indi, e ndjekur nga Rusia, SHBA dhe Pakistani. Shumica e viktimave, rreth 72% kanë qenë burra nën 30 vjeç./Opinion.al

Pas