Bota

Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:18 - 20/09/20 |
Opi Nion

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka tronditur mbrëmjen e së dielës Turqinë. Sikurse raporton Cnn turk tërmeti e ka patur qendrën në Nigde por është ndjerë edhe në qytetet fqinjë si Konia, Aksaraj dhe Adana.

Sipas të dhënave nga faqja e Menaxhimit të  Katastrofave dhe Emergjencave, lëkundja me magnitudë 5.1 u regjistrua në orën 22.08, me epiqendër në Bor, një krahinë e Nigde. Tërmeti kishte një thellësi prej 6.97 kilometër.

Ndërkohë  kryebashkiaku Yılmaz Şimşek deklaroi se nuk ka të dhëna për humbje jetësh apo dëmtime të rënda materiale./Opinion.al

Pas