Sport

Pirlo nis me këmbë të mbarë, Juventusi fiton me 3 gola kundër Sampdorias


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:06 - 20/09/20 |
Opi Nion

Karriera e trajnerit Andrea Pirlo ka nisur me këmbë të mbarë në pankinën e Juventusit. Në ditën e parë të Serisë A, bardh e zinjtë kanë arritur të fitojnë 3-0 kundër Sampdorias, duke e nisur me fitore sezonin e ri.

Ndeshja foli në favor të Juves që në pjesën e parë, kur Kulusevski zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të me një të majtë të saktë. Më pas ka qenë shtylla ajo që ndali Christiano Ronaldon për të shënuar një tjetër gol. Ndërkohë në pjesën e dytë Sampdoria ka tentuar të reagojë, por Juventusi e ka kontrolluar lojën pa vështirësi duke e mbyllur sfidën me tre gola, nga  Bonuçi  në minutën 79 dhe CR7  në 89./Opinion.al

Pas