Kronikë

“Gruaja gjeti vetëm biçikletën”, zhduket 4-vjeçari shqiptar në Zvicër


               Publikuar në : 14:37 - 24/05/19 |
el ida

Një 4-vjeçar shqiptar ka humbur pasditen e djeshme në Zvicër. Sipas medias zviceriane “Blick” djali ishte me nënën e tij pasditen e 23 majit, në një shesh lojërash pranë Lenzburgerstrasse.

Ai u zhduk pa lënë gjurmë diku rreth orës 16:30, teksa po luante me shokët e tij në zonën aty pranë.

“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë xhirosh, ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij prapa shtëpisë. Por nuk kishte gjurmë të Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente. “- tha babai i tij.

Mediat zvicerane shkruajnë se autoritetet kanë nisur kërkimet por ende nuk kanë arritur të gjejnë vogëlushin./Opinion.al

Pas