Aktualitet

Greqi/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të kapur me 6 çanta me marjuanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që iu sekuestruan ditën e djeshme në Igumenicë 167 kg marjuanë. Ai është Mihal Qendro Leka, 37-vjeç, lindur në Sarandë.

Leka ishte dënuar më parë në Sarandë pasi ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur në 2016-tën. Ndër të tjera ai njihej si një përdorues droge. Kujtojmë se droga u sekuestrua më 6 shkurt pranë një femre.

Sasia u gjet nga policia me ndihmën e dy qenve nuhatës dhe shumë forcave policore. Nga operacioni policor është bërë i mundur arrestimi i Lekës, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim./Opinion.al

Pas