Sport

Me rezultat të ngushtë, Kastrioti fiton ndaj Kukësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:33 - 07/02/21 |
Semiljana Azizi

Kastrioti mundi Kukësin në ndeshjen e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës, e fundit për javën e 18 të Superligës.

Krutanët fituan me rezultatin 1-0 me golin e Da Silva të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë. Ndërsa që prej minutës së 73′, Kastrioti luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shkallës.

Skuadra e Ramadan Ndreut u ngjit në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se Kukësi dhe Tirana. Kujtojmë që edhe në fazën e parë, Kastrioti kishte fituar 1-0 me Kukësin./Opinion.al

Pas