Kryesore

Greqi/ Vrasja e dyfishtë, ministri grek: Larje hesapesh mes mafies shqiptare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 21/12/22 |
Opi Nion

Ministri grek Takis Theodorikakos, ka reaguar për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi.

Në një intervistë për televizionin grek SKAI ministri i Mbrojtjes së Qytetari, tha se në momentin që ndodhi vrasja e dyfishtë në Nea Smyrni duhet të kishte patrullim të efektivëve në shesh.

“Ngjarja në Nea Smyrni është një ngjarje shumë tronditëse. Është një vrasje dhe e kuptoj që kjo sjell shqetësim”, theksoi ministri teksa vijoi: “Të dielën mbrëma duhet të ishte patrulla e DIAS-it. I kam kërkuar policisë që të kapërcejë çdo lloj sindrome fobike dhe të forcojë praninë e saj efektive kudo”.

Për sa i përket pistave të hetimit, ai theksoi: “Vlerësimi i policisë është se bëhet fjalë për larje hesapesh mes njerëzve të natës që i përkasin mafies shqiptare, mund të ketë degëzime të tjera, për të cilat mund të kemi edhe bashkëpunim ndërkombëtar, por nuk do të përgjigjem në pyetje më specifike”, ka thënë ai, duket shtuar: “Hetimet janë në vazhdim. Hetimet nuk ndalen, sidomos kur bëhet fjalë për vrasje, vetëm kur të gjendet autori” ./Opinion.al

Pas