Kronikë

Emrat/Zbulohet një laborator për falsifikimin e dokumentave në Tiranë, 3 të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:54 - 21/12/22 |
Opi Nion

Tre persona që falsifikonin dokumente kundrejt pagesës janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Mësohet se janë arrestuar Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ata akuzohen për  veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i personave.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta persona, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas