Aktualitet

Gjykata e Tiranës pushon hetimet për Valdrin Pjetrin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 02/12/20 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Ky vendim është marrë pasi sipas Prokurorisë, Valdrin Pjetri nuk mund të deklaronte problemet me drejtësinë italiane kur vetë autoritetet atje ia kishin ndaluar këtë.

Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit, është marrë i pandehur për falsifikim të formularëve.

Sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.

Pjetri dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Në vend të tij, në Shkodër ka mbetur në krye të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë dekretuar zgjedhje të reja./ Opinion.al

Pas