Aktualitet

Vetëvrasja e 60-vjeçarit tek “COVID2”, motra: Më tha këtu duan vetëm lekë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 02/12/20 |
Opi Nion

Disa ditë pas vetëvrasjes së Leonard Skabonës, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, motra e tij ka folur në lidhje me telefonatën e fundit të 60-vjeçarit .

Në një intervistë në “News 24” ajo ka thënë se gjendja shëndetësore e 60-vjeçarit nuk ishte e përkeqësuar, pasi sipas saj, ai mund të ngrihej vet nga krevati ku ishte shtruar.

Më tej, motra e 60-vjeçarit ka shtuar se në telefonatën e fundit, i vëllai i kishte thënë se në spital “duan vetëm lekë”.

Unë kam folur për herë të fundit me të në 3 e 18 minuta në viber. Më mori ai në fakt. Ajo ishte telefonata e fundit. Kishte oksigjenin, kollën nuk e dëgjova në fakt. Ditën që më mori në ambulancë ishte edhe një infermiere me të. I thashë po rrimë në kontakt bashkë. Pas atij momenti njoftova edhe vëllain tjetër, dhe pastaj edhe një shoqen time. Më tha edhe që do i jap doktoreshës numrin tënd për konsultime. Atij i dukej sikur nuk i bëhej shërbimi nga infermierët. Në tualet shkonte vetë, nuk është se ishte në shtrat. Më tha edhe që këtu duan vetëm lekë më shohin për lekë. i thashë sa lekë ke? Ai më tha kam 80 apo 90 mijë lekë shqiptare me vete. Unë i thashë jepja se t’i nis motra urgjent” u shpreh ajo.

60-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, ishte shtruar pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa dy ditë më vonë ai kreu aktin e rëndë./ Opinion.al

Pas