Bota

“Autori me probleme të shëndetit mendor”, 5 viktima nga sulmi në Gjermani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 02/12/20 |
Opi Nion

Ditën e djeshme 51-vjeçar vrau me makinën e tij pesë persona që ishin duke ecur në një rrugë për këmbësorë në qytetin e Trier në Gjermani.

Aktualisht, policia gjermane nuk ka njoftuar zyrtarisht identitetin e pesë viktimave, me arsyetimin se sulmi është klasifikuar si terrorist. Bëhet me dije se autori i ngjarjes u arrestua dhe po merret në pyetje nga policia.

Gazeta “Bild” zbuloi se, në ditët e fundit, burri ka fjetur në makinën e tij.

“Burri 51-vjeçar që përplasi makinë turmën e njerëzve nuk ka lënë letër për të shpjeguar veprimet e tij,” tha Ministri i Brendshëm i Rhineland-Palatinate Roger Levens.

Ndërkohë, hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist , sipas revistës gjermane Focus. Kurse, sipas Prokurorisë, ka indikacione se autori  vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Të gjitha viktimat që vdiqën ishin banorë të qytetit të Trier që po ecnin në një trotuar që ishte zbukuruar për Krishtlindje. “Një total prej pesë personash u vranë dhe 14 u plagosën, disa prej tyre në gjendje kritike,” njoftoi policia.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve, nuk ka asnjë provë për motivet që mund ta kenë shtyrë 51-vjeçarin të bënte aktin e rëndë.

Pas