InstaBIZ

Gjon’s Tears:Kjo këngëtare duhet të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 06/06/21 |
Opi Nion

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është një ndër artistët më të komentuar të momentit, kjo falë suksesit të arritur nga këngëtari në Eurovision.

Këngëtari me origjinë shqiptare përfaqësoi Zvicrën dhe arriti të marrë vendin e tretë në festivalin evropian, me këngën “Tout l’Univers”.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi në “ABC”, Gjon ka thënë se cili artist shqiptar meriton sipas tij të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Aurela Gaçe e përfaqëson shumë mirë Shqipërinë. Ndërsa tek këta të rinjtë më pëlqen shumë Kida, kështu që pse jo ta përfaqësojë ajo Shqipërinë në Eurovision”,- tha Muharremaj.

Këngëtari gjithashtu tregoi se dëgjon muzikë shqiptare gjatë kohës kur udhëton me makinë. Ai zbuloi se këngët që i dëgjon me volum shumë të lartë janë: “Mi Amore” e Ermal Fejzullahut & Kidës, si dhe “Ngjyra e Kuqe” e Adrian Gaxhës dhe Flotianit./Opinion.al

Pas