Aktualitet

Grabitet me dhunë një karburant në Durrës, autorët morën xhiron ditore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 06/06/21 |
Opi Nion

Një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë ka rënë pre e grabitësve ditën e sotme. Policia bën me dije se dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

“Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë,  në sheshpushimin e një karburanti,  dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet”, njofton policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Pas