Kronikë

GJKKO dënon me 8 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë së Vlorës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 01/12/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën, i cili është në arrati.

Me gjykim të shkurtuar Kohilës i ulet dënimi në 8 vite burg.

Kujtojmë se Gjergji Kohila akuzohet për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe sipas SPAK ai ka qenë i implikuar në aktivitetin kriminal të të ashtuquajturës “Banda e Habilajve”, duke i lehtësuar atyre veprimtarinë në trafik.

12 vite ishte dhe pretenca e SPAK për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri./Opinion.al

Pas