Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Elbasan, dyshimet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 23/05/21 |
Opi Nion

Një person është gjendur i vrarë  në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit.

Sipas news 24, viktima ka një plagë pas koke. Nuk dihet ende identiteti, por nga policia thuhet se viktima është mashkull rreth 50 vjeç.

Paraprakisht mendohet se është qëlluar nga pas koke me mjet të fortë dhe pasi është vrarë është hedhur në rrugë pasi nuk ka as këpucë.

Dyshohet që vrasja mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe viktima të jetë hedhur në rrugën ku u gjet.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./Opinion.al

Pas