Aktualitet

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:34 - 23/05/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme, masat ajrore me origjinë nga Jugu i Mesdheut do të diktojnë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë. Për pasojë, dita do të paraqitet me mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit kryesisht gjatë orëve të mesditës. Vetëm në zonat juglindore dhe verilindore herë pas herë do të ketë vranësira por pa mundur të gjenerojnë shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshën në orët e para të ditë. Po ashtu rritja vijon edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C  deri në 30-31°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim  3-4  ballë./Opinion.al

 

Pas